
Pas uljes së cmimit të energjisë për KESH, Enti Rregullator i bën një
tjetër lehtësim kompanisë CEZ, teksa me një vendim të fundit ka
riskeduluar programin e uljes së humbjeve të energjisë ne rrjet.
Në kontratën e privatizimit, te aprovuar nga parlamenti, CEZ detyrohet me ligj që për një periudhë 5-vjecare nga viti 2010 deri në fund të 2014-s, t’i ulë humbjet e energjisë me 17 për qind në total. Kontrata përcakton qartë edhe afatet, ku për dy vitet e para 2010, 2011 humbjet ulen me 4 për qind në vit dhe për tre vitet e mëvonshme, 2012-2014, me 9 për qind në total.
Por me kërkesë të kompanisë ceke, pak ditë më parë Enti ka vendosur që reduktimi i humbjeve për dy vitet e para të zbresë nga nga 8 për qind në 6 për qind, duke e kompesuar këtë në tre vitet pasardhëse. Edhe pse në total per periudhën 5-vjecare detyrimi për uljen e humbjeve nuk ndryshon spostimi i tyre në vitet e mëvonshme jo vetem qe krijon dëm financiar, barra e te cilit bie direkt mbi konsumatoret, por ne te njejten kohe ngre dhe disa pikepyetje.
Se pari humbjet ndikojne direkt cmimin e energjise që paguajnë konsumatorët. Nëse niveli i humbjeve që Enti i njeh CEZ rritet me 1 për qind, atëherë edhe cmimi për qytetarët rritet me po 1 për qind. Në një treg që xhiron 400 milionë dollarë në vit, kostoja e këtij vendimi është 4 milionë dollarë për vitin 2010 dhe 8 milionë të tjera për vitin 2011 që në total shkojnë 12 milionë dollarë. Para të cilat qytetarët duhet t’i kishin përfituar në këto dy vjet përmes uljes së cmimeve, por që Enti ja lë CEZ.
Se dyti, perderisa enti e reduktoi programin e humbjeve ne dy vitet e para, kush i garanton konsumatoret se nuk do ta beje kete serish ne fund te vitit te ardhshem duke i ngarkuar konsumatoret me te tjera kosto. Dhe ne fund, dyshimet behen edhe me te medha, pasi kjo nuk eshte hera e pare qe programi i humbjeve ndryshohet ne favor te kompanise se shperndarjes.
Edhe ne veren e vitit te kaluar, Enti i rriti humbjet e njohura, nga 32.7 për qind në 34 për qind, edhe ky një vendim me pasoja financiare disa milionë dollarë në kurriz të konsumatorëve qe u justifikua me argumentin se para privatizimit, OSSH shteterore kishte genjyer me nivelin e humbjeve.
Top Channel