Corona? Bellen: Babai i fëmijëve të mi

14/12/2010 16:45

“Po ia dalë. Po e bëj Fabrizio-n një djalë të mirë. Tani ka marrë edhe patentën”. Belén Rodriguez, në një intervistë për të përjavshmen italiane “Oggi” flet për raportin e saj me Fabrizio Corona dhe largimin si dëshmitare e TIM.

Corona, thotë Belen, do të jetë babai i fëmijës që ajo ka dëshiruar prej vitesh.

“Në një farë kuptimi, unë jam tashmë mama. Që kur kam mbushur 20 vjeçe mbaj brenda këtë fëmijë imagjinar. Jam gjithnjë shtatzënë. Është një ndër dëshirat e mia më të mëdha”, tha ajo.

“Mama ka vetëm një, ashtu edhe baba, Fabrizio Corona”, theksoi ajo.

“Mjaft më me skandale, sidomos nëse nuk janë. Të gjithë do të donin të firmosnin përjetësisht me TIM, por të gjithë dëshmitarët para meje kanë zgjatur vetëm një vit e gjysmë dhe duhet të pranojmë fundin e një cikli”, është shprehur Bellen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA