Borë në të gjithë vendin

14/12/2010 12:20

Një masë ajrore e lagësht dhe e ftohtë ka prekur të gjithë territorin e vendit tonë cfarë ka sjellë reshje dëbore përvecse në zonat malore edhe në të gjithë ultësirën perëndimore.

Floket e para te debores jane pare edhe ne kryeqytet rreth mesdites ,nderkohe qe ato kane qene te pranishme ne Durres, Shkoder, Lezhe, Elbasan dhe ne zonat malore ku reshjet e debores kane qene te dendura.

Gjate dites se sotme temperaturat kane zbritur ne -9 grade celcius ne zonat malore nderkohe qe ne  Tirane temperatura minimale eshte regjistruar -1 grade celcius dhe ne bregdet 0 grade celcius.

Sipas meteorologeve temperaturat maksimale gjate dites se sotme arrije ne 6 grade celcius ne zonat e uleta dhe ne bregdet. Per diten e neserme pritet qe  ne te gjithe vendin temperaturat te regjistrohen me minus grade Celsius .Ne zonat malore ato minmale do te arrijne ne -12 grade ndersa ne Tirane pritet te shkojne ne -3 grade celcius.Moti parashikohet me vranesira dhe reshje debore  te lehta dhe te herepashereshme,nderkohe qe ne zonat malore ato do te jene me te dendura.

Top Channel