Borë në gjithë vendin

14/12/2010 14:45

Një mase ajrore e lagësht dhe e ftohtë ka prekur të gjithë territorin e
vendit tonë, e cila ka sjelle reshje dëbore në pjesën më të madhe të
territorit.(UPDATE)

Temperaturat kane zbritur ne – 9 grade celcius ne veri te vendit, por floket e debores jane pare edhe ne kryeqytet ne kete dite te ftohte dhjetori, ku termometri shenoi -1 grade celcius.

Edhe pse te lehta ato nuk kane munguar pothuajse ne te gjithe ultesiren perendimore ne qytetet si Durres, Lezhe, Shkoder, Elbasan e me tej.

Por ne zonat malore ku reshjet e debores kane qene te dendura, eshte perkeqesuar situata ne qarkullimin e mjeteve e njerezve. I bllokuar ka qene aksi Kukes –Krume  ne vendin e quajtur Qafa e Toblit, ku trasheisa e debores arriti n 20 centimetra dhe ngricat e kane bere te pakalueshme kete aks. Nderkohe akse te tjera problematike kane qene  Kukes –Qafe Mali,Kukes –Shishtavec ku ka pasur rreshqitje te dheut dhe per me se dy ore keto akse kane qene te pakalueshme per automjetet. Ne komunat Arren, Kalis fshatra te komunave Surroj si Gryke Qaje, Bushtrice, Zapot e Shishtavec te Kukesit  jane te izoluara nga debora. Nderkohe qe 6 mije banore te komunes Bicaj ne Kukes nuk furnizohen qe prej 5 ditsh me uje te pijshëm pasi jane care tubacionet e ujesjellesit ne depon e Kolesianit.
 
Moti i ftohte dhe me reshje debore ka shkaktuar probleme edhe ne rrethine Bulqizes.Temperaturat e uleta kane bere qe debora e rene gjate nates te ngrije e te krijoje probleme per kalimin e automjeteve ne rruget nacionale Bulqize- Diber, Bulqize –Burrel, Bulqize –Kraste te cilat jane mbuluara nga akulli.

Te gjithe keto akse jane te kalueshme vetem me zinxhire ,ndaj policaia rrugore u ben thrijje drejtesuev te automjeteve te jene te pajisur me zinxhire.Komuna Trebisht  ne Bulqize si dhe  disa fshatra të komunes Ostren ,Mrtanesh Shupenze e Zerqan  jane te mbuluara ne debore .Ne keto kushte te veshtira te motit ne zonat veriore nuk kane munguar dhe aksidentet. Ne aksin Bulqize –Diber dy furgone jane perplasur me njeri-tjetrin duke pesuar deme materiale si pasoje e rreshkitjes ne akull
 
Per diten e neserme pritet qe  ne te gjithe vendin temperaturat te regjistrohen me minus grade celsius. Ne zonat malore ato minimale do te arrijne ne -12 grade ndersa ne Tirane pritet te shkojne ne -3 grade celcius. Moti parashikohet me vranesira dhe reshje debore te lehta dhe te herepashershme ne zonat bregdetare dhe ato te uleta nderkohe qe ne zonat malore ato do te jene te dendura.

Top Channel