Analiza e policisë, reagon PS

14/12/2010 20:40

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me analizën e policisë së shtetit, duke theksuar se nuk janë gjetur ende përgjegjësitë për dështimin e strategjisë së ndërmarrë.

Deputeti i PS-së, Asllan Dogjani shtroi disa pyetje për të cilat duhej të ishte dhënë përgjigje në analizë.

“Edhe sot si një vit më parë kryeministri u kërkoi strukturave të Ministrisë së Brendshme, një plan të ri masash për t’iu përgjigjur situatës së pasigurisë në vend. Por ai nuk u ndalë në asnjë moment për të analizuar dështimin e strategjisë së vitit që sapo u mbyll se sa janë realizuar prioritetet, pse ka dështuar strategjia e filluar në fillim të vitit, se ka dështuar Ministria e Brendshme në garantimin e sigurisë të qytetarëve, pse është rritur numri i vrasjeve dhe pse ka rënë fuqia zbuluese, pse është rritur numri i vjedhjeve me armë me pasojë vdekjeje, numri i vjedhjeve të banesave”, deklaroi Dogjani.

Top Channel