Aksidentet, 365 viktima në rrugë

14/12/2010 16:15

Gjate analizes vjetore të Policisë kryeministri Sali Berisha e
konsideroi si te pamjaftueshme uljen me 9 perqind te aksidenteve rrugore
ne Shqiperi. Berisha deklaroi se nuk eshte vetem policia pergjegjese,
por kerkoi standarte te vendeve te Bashkimit Europian. (UPDATE)

1468 aksidente me pasoje vdekjen e 365 personave e rendisin Shqiperine serish ne vendet me statistikat me negative ne Europe.
“Unë nuk mund të bëj përgjegjës policinë për gjithë problematikën, por edhe ju zotërinj nuk jeni në rreptësinë dhe lartësinë e ligjit. Ne duhet të kemi mesataren e vendeve të BE-së”, tha Kryeministri.
Berisha vleresoi luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit por kerkoi parandalim të krimeve që shënuan shifra të larta gjatë këtij viti, sidomos krimi familjar.
“Ne kemi nevojë për një kthesë rrënjësore ndaj këtij krimi që është edhe forma më e shëmtuar. Ai që vret familjarin e vet, ai mund të vrasë këdo. Me rreptësinë më të madhe të ligjit, të bëni cdo gjë në ndalimin e krimit”, tha Berisha.
Kryeministri Sali Berisha ka vleresuar arritjet e policise gjate vitit 2010, ne disa fusha por ka qene tejet kritik dhe ka thumbuar ironikisht ne fushen e luftes kunder bimeve narkotike.
“Lufta duhet të jetë më e fortë. Unë iu akuzoj ju kur lexoj komunikata se kapet kamioni me lëndë narkotike, por shoferi iku. Nuk mund te thoni se shoferi iku, me mire thoni qe dorezoi kamionin”, tha në kritikën e tij Berisha.
Nje dite perpara hapjes se kufijve, kryeministri kerkoi kontroll te rrepte ne kufijte detar, ajror e tokesor dhe garanci qe vendet europiane te mos kene shqetesime nga Shqiperia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA