20 vjet nga krijimi i PD-së

14/12/2010 18:45

Kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar lëvizjen studentore të dhjetorin 90 që çuan edhe në krijimin e Partisë Demokratike, gjatë ceremonisë festive me rastin e 20 vjetorit të krijimit të kësaj partie.

Ai theksoi se tashmë janë realizuar endrrat e atyre të rinjve që thërrisnin për Shqipërinë si gjithë Evropa.
“Në datën 8 dhjetor në darkë studentët e universiteteve në Tiranë të udhëhequr nga Azem Hajdari do të mbushnin rrugët e kryeqytetit në një betejë që detyroi klikën në pushtet të firmoste kapitullimin e saj dhe të pranonte pluralizmin me partinë e parë, atë Demokratike”, është shprehur Berisha.
“Sot kemi arsye të festojmë Shqipërinë 20 vjeçare dhe shqiptarët 20 vjeçarë me lirinë dhe dinjitetin e tyre. Ne duke shfrytëzuar lirinë jemi 20 vjet larg nga skëteri i diktaturës që lamë pas. Sot jemi vendi frymëzues i lirive dhe tolerancës fetare. Vendi që nuk ka asnjë proçes ndaj fjalës së lirë dhe mediave të lira. Duhet të ndihemi më krenar se kurrë se Kosova është e pavarur dhe Evropa ka hedhur poshtë traktatet për coptimin e territoreve të Shqipërisë”, tha Berisha.
“Shqipëria në Evropë dhe në NATO ishte thirrja që buronte nga shpirti i studentëve të dhjetorit 90. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, shqiptarët nesër do të lëvizin të lirë në mbarë Evropën. Shqiptarët ecin të sigurtë në rrugën e integrimit të tyre në BE. Shqipëria që 20 vjet më parë kishte ekonominë më varfër në Evropë. Është vendi që mbrapa edhe ndonjë vend anëtarë të BE-së. Është vendi më i preferuar për investime në mbarë botën”, shtoi Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA