Richard Gere: Të lirohet Xiaobo
13/12/2010 09:50
Aktori Richard Gere u bashkua me një koalicion tibetianësh, kinezësh dhe organizatash të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për t’i bërë apel qeverisë kineze të lirojë disidentin Liu Xiaobo.
Konferenca e shtypit e këtyre organizatave u mbajt para godinës së Kombeve të Bashkuara në New York, për të përshëndetur fitoren e çmimit Nobel nga ana e Xiaobo.
Top Channel