Nderohet violinisti Ibrahim Madhi

13/12/2010 23:15

Në kuadër të programit “Qyteti i arteve”, Akademia e Arteve ka zhvilluar një koncert në nder të violinistit të njohur Ibrahim Madhi, i cili feston 50 vite karrierë dhe 65 vjetorin e lindjes.

Sigurisht, në këtë koncert nuk mund të mungonte interpretimi i Artistit të Popullit.

Petrit Malaj, rektor i Akademisë së Arteve, i akordoi në emër të saj çmimin e mirënjohjes.

“I jepet për kontributin e shquar për formimin e brezave të tërë ndër vite”, tha rektori Malaj.

Më pas Madhit iu dhurua një karikaturë miqësore nga kolegët e Fakultetit të Arteve të Bukura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA