Bridges: Martesa përmirësohet me kalimin e kohës
13/12/2010 12:20
Aktori Jeff Bridges, i martuar me Susan Geston në vitin 1977, mendonte se marrëdhënia midis tyre do të përkeqësohej me kalimin e kohës.
Por, koha tregoi se ishte gabuar. Vështirësitë që ka kaluar me bashkëshorten e tij e kanë forcuar çiftin.
“Nuk dija se pasioni do të rritej me kalimin e kohës në një marrëdhënie martesore. Mendoja se do të ndodhte e kundërta. Një nga gjërat më të vështira të martesës është të mos divorcohesh”, u shpreh Bridges.
“Nëse kalon momentet e vështira atëherë zgjerohet koncepti i dashurisë”, shtoi aktori.
Top Channel