Tevez: City, dua të largohem!

12/12/2010 18:00

Carlos Tevez i ka orët e numëruara në ekipin e tij Manchester City.

Sipas ‘The Guardian’, sulmuesi argjentinas i ka dërguar një letër klubit të tij ku shpjegon arsyet e dëshirës së tij për tu larguar.

Tevez nuk është i lumtur në Manchester sepse ndjen shumë mungesën e vajzave të tij që jetojnë në Argjentinë.

Një arsye tjetër është edhe marrëdhënia e tij jo e mirë me trajnerin e City, Roberto Mancini.

Por, klubi i Manchester e ka refuzuar këtë kërkesë.

“Klubi e ka refuzuar kërkesën e sulmuesit Carlos Tevez për largimin e tij nga klubi dhe shprehet shumë i zhgënjyer me menaxherin e lojtarit”, lexohet në komunikatën e Manchester City.

 

 

Top Channel