Schweinsteiger rinovon me Bayern Munchen

12/12/2010 17:00

Mesfushori gjerman i Bayern Munchen, Bastian Schweinsteiger, ka rinovuar me klubin gjerman deri në vitin 2016.

Manchester United dhe Real Madrid ishin ekipet e interesuara për të, por ky rinovim i kontratës që i përfundonte në qershor 2012 bën që të shuhen të gjitha zërat e merkatos të lidhura me Schweinsteiger.

Lajmi i mirë për tifozët e Bayern erdhi nga goja e vetë lojtarit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së djeshme ndaj St.Pauli, që ekipi bavarez e fitoi me rezultatin 3-0.

Mesfushori u shpreh: “Kam zgjatur kontratën time me klubin deri në vitin 2016. Zemra ime rreh për këtë klub. Do të jetë shumë më bukur të fitoj Ligën e Kampioneve me Bayern se sa me Real Madrid.”

Top Channel