Drogba, Eto’o dhe Gyan, finalistët për “Lojtari Afrikan i Vitit”

12/12/2010 18:20

Didier Drogba (Bregu i Fildishtë), Samuel Eto’o (Kamerun) dhe Asamoah Gyan (Ganë) janë përzgjedhur si finalistët e çmimit “Lojtari Afrikan i Vitit” për 2010-ën.

Drogba dhe Eto’o kanë fituar kampionatin me Chelsea dhe Inter. Drogba gjithashtu ishte golashënuesi më i mirë i Premier League me 29 gola ndërsa Eto’o ishte fitues i Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampioneve me Inter.

Gyan ishte lojtari më i mirë i Ganës, ekip që arriti çerekfinalet e Kampionati Botëror “Afrika e Jugut 2010”.

Top Channel