Dinamo mposhtet nga Teuta

12/12/2010 20:15

Vazhdon momenti jo i mirë për Dinamon.

Skuadra kampione e Shqipërisë është mundur në fushën e saj në ndeshjen e radhës së Kategorisë Superiore nga Teuta me rezultatin 1-2. Durrsakët kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Brunild Pepës në minutën e shtatë të ndeshjes ndërkohë që Dinamo në kërkim të barazimit të rezultatit pëson edhe golin e dytë në minutën e 28 pësoi pas një kundërsulmi të Frashërit.

Në fillimin e pjesës së dytë, Dinamo fitoi një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga Emiliano Vila duke rritur shpresat për një evitim të humbjes. Por pas këtij goli gjërat nuk ndryshuan më dhe Dinamo doli nga fusha e lojës me një disfatë që i lë Blutë në kuotën e 24 pikëve.

Ndërkohë Skënderbeu i bashkohet Flamurtarit në krye të renditjes, ndërkohë që ky i fundit do e zhvillojë ndeshjen e tij ditën e hënë. Skuadra korçare fitoi në ndeshjen e kësaj jave të kampionatit me Shkumbinin me rezultatin 1-0 falë golit të Bërkiç.

Ndërkohë që të dyja skuadrat kanë humbur edhe nga një 11-metërsh, duke e mbyllur këtë takim me këtë fitore minimale.

Top Channel