LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore. Sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani mohon
Kryeministri britanik, Devid Kamerun shprehu vendosmërinë për të çuar deri në fund ligjin që katërfishon taksën e shkollimit, pavarësisht protestave të dhunshme të studentëve në rrugët e Londrës.
Në një intervistë për mediat ditën e premte, Kamerun tha se mbi të gjithë ata persona që protestojnë dhunshme do të bjerë e tërë forca e ligjit. Ai dënoi aktet e ndërmarra ditën e enjte nga studentët, ku pjesë e trazirave ishte edhe sulmi ndaj makinës së princit Karl dhe dukeshës Kamila.
Pasi shprehu shqetësimin e tij për incidentin ndaj princit Karl, Kamerun përjashtoi nga përgjegjësia policinë britanike, sipas tij i gjithë faji i incidentit mbetet tek protestuesit.
“Nuk ishte faji i policisë, ishte faji i atyre që sulmuan atë makinë”, është shprehur Kamerun.
Top Channel