Itali, Knox: Dënimi im ishte një gabim

11/12/2010 13:25

Amanda Knox ka deklaruar në gjykatën italiane të Apelit se dënimi i saj për vrasjen e studentes britanike Meredith Kercher ishte “një gabim i madh”.

Amerikania 23-vjecare po përpiqet të arrijë shfajësimin e saj, pasi u dënua vitin e kaluar me 26 vjet burg për vrasjen e kryer në vitin 2007 në Peruxha.

Teksa i fliste trupit gjykues, Knox ka deklaruar se jeta e saj tashmë është shkatërruar nga tre vjet burg.

21-vjecarja Kercher, nga Koulsdoni, u gjet e vrarë me fytin të prerë. Trupi i saj u gjet gjysmë i mbuluar në krevatin e apartamentit ku jetonte, në qytetin italian.

Ndërsa ish-i dashuri i Knox, studenti italian Raffaele Sollecito u dënua me 25 vjet burg për të njëjtën vrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA