
I derguari i Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Pakistan, Ricard Hollbruk eshte shtruar ne spital në Uashigton, ne gjendje te rende pas nje problemi me zemren. 69 vjecari iu nenshtrua nje operacioni ne aorte.
Hollbruk konsiderohet si nje prej arkitekteve te Marreveshjes se Dejtonit, e vitit 1995, qe i dha fund luftes në Bosnjë.
I njohur si “Buldozeri” ai u be i njohur ne arenen nderkombetare sepse arriti te ule ne nje tryeze kundershtaret politike. Eshte nje prej diplomateve te spikatur te Departamentit amerikan te Shtetit që ka sherbyer ne Vietnam dhe ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Presidenti Barak Obama e caktoi ate si te derguarin special ne Afganistan dhe Pakistan ne vitin 2009.
Hollbruk eshte perplasur shpesh here me presidentin e Afganistanit Hamid Karzai dhe debatet e tyre me te forta kane qene per parregullsite qe shenuan zgjedhjet ne Afganistan. Kohet e fundit ai ka patur nje axhende te ngjeshur udhetimesh. Ne Shtator vizitoi Pakistanin per te pare situaten ne vend pas permbytjeve si dhe udhetoi ne veri-perendim te vendit, baze e rebeleve, qe aktualisht eshte jashte kontrollit te qeverise.
Top Channel