Brad e Angie mund të zgjerojnë familjen
11/12/2010 17:45
Maddox, 9 vjec, Pax, 7, Zahara, 5, Shiloh, 4 dhe binjakët Knox e Vivienne 2 vjec mund të mos i mjaftojnë ciftit Brangelina. Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk përjashtojnë idenë për të zgjeruar sërish familjen.
Aktorja hollivudiane ka pranuar se nuk ka plane konkrete për fëmijë të tjerë,megjithatë nuk ka mohuar se mirëpret ndonjë trashëgimtar të ri.
“Nuk e di, nuk mund ta parashikoj, por nuk mund të them dot se jo”, thotë Angie.
Jolie ka rrëfyer edhe për vështirësitë që kanë duke patur një familje të zgjeruar; ajo dhe Brad nuk mund të punojnë të dy në të njëjtën kohë, sepse njëri duhet të jetë gjithnjë pranë fëmijëve.
Top Channel