Terry: Po “hedhim” titullin!

10/12/2010 16:00

Kapiteni i Chelsea, John Terry, u ka bërë apel shokëve të ekipit të tij që të rifitojnë formën e tyre para se Manchester United dhe Arsenal të fillojnë shkëputjen në Premier League.

“Nëse nuk fillojmë të fitojmë atëherë do t’i lëmë rrugë Arsenalit dhe Manchesterit. Para disa javësh ishim 7 pikë para në krye të renditjes, ndërsa tani jemi në vend të tretë. Nuk është bukur të ndjekësh”, u shpreh Terry.

“Duhet të kthehemi të luajmë si në fillim të sezonit, pa frikë dhe në sulm. Jemi lojtarë me eksperiencë dhe duhet ta kalojmë këtë periudhë të keqe”, shtoi kapiteni i Chelsea.

Humbja e fundit në ndeshjen e Ligës së Kampioneve 1-0 ndaj Marseille ishte e katërta në tetë ndeshjet e fundit për Chelsea.

Top Channel