Pas Wikileaks, mbërrin Openleaks
10/12/2010 16:10
Një grup ish bashkëpunëtorësh të Wikileaks, që kanë lënë faqen për të protestuar kundër themeluesit Julian Assange, të hënën e ardhshme do të lëshojnë një faqe të re në dispozicion për ata që duan të bëjnë publike dokumentet që posedojnë.
Emri i faqes së re do të jetë Openleaks.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta suedeze Dagens Nyheter, me një artikull me titull “Një tjetër Wikileaks rebelohet ndaj Assange”, e publikuar në suedisht dhe anglisht në faqen e vetë të internetit.
Top Channel