Pakistan, kamikaz kundër spitalit, viktima
10/12/2010 16:55
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në një atentat kamikaz kundër një spitali në Pakistan.
Ngjarja ka ndodhur në Hangu, në provincën veri-perëndimore të Khiber-Pakhtunkhwa.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i policisë lokale, Abdul Rashid, që ka folur edhe për dhjetra të plagosur.
Kamikazi është përplasur me një autobombë kundër strukturës, duke u hedhur në erë përpara kangjellës hyrëse.
Mjeti nuk ka arritur deri në afërsi të ndërtesës duke shpëtuar kështu shumë jetë njerëzish.
Top Channel