Laudrup: Snejder meriton Topin e Artë

10/12/2010 19:40

Trajneri danez i Mallorca, Michael Laudrup, deklaroi se nëse do të zgjidhte ai fituesin e Topit të Artë, do të votonte për lojtarin e Inter, Wesley Snejder.

“Duhet të kemi të qartë se kujt i jepet ky çmim. Topi i Artë është për lojtarët që fitojnë trofe kështu që Snejder e meriton plotësisht sepse fitoi Ligën e Kampioneve, Serinë A, Kupën e Italisë dhe doli në finale të botërorit me Hollandën”, theksoi Laudrup.

Ish-futbollisti danez pranoi se lojtari më i mirë i momentit është Leo Messi, por “duhet të merren parasysh trofetë e fituar.”

Top Channel