Ibra sulmon Moratti dhe Materazzi

10/12/2010 19:00

“Materazzi dhe Moratti flasin shumë për mua. Duket që unë jam ende shumë i rëndësishëm për ata. Ndërsa unë nuk flas, duket që për mua nuk janë të rëndësishëm.”

Këto janë fjalët e sulmuesit të Milan, Zlatan Ibrahimoviç, në një intervistë për ‘Studio Sport XXL’.

Edhe pse është i ashpër me Interin, suedezi mendon se Inter nuk është vlerësuar si duhet në luftën për Topin e Artë: “Mëkat që Snejder nuk fiton Topin e Artë pas sezonit që zhvilloi me Inter, por ai çmim tashmë është kthyer në çështje politike dhe për këtë arsye mua nuk më intereson më ta fitoj. Më mjafton të fitoj me skuadrën time.”

Top Channel