Vllaznia, e shokuar prej përmbytjeve

09/12/2010 13:30

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka pranuar se skuadra e tij është ende e shokuar psikologjikisht prej situatës së vështirë që po përjeton Shkodra.

Qyteti vazhdon të jetë i përmbytur, ndërsa edhe vetë lojtarët kanë pranuar përpara ndeshjes së Kupës së Shqipërisë me Elbasanin, se e kanë të vështirë të përqendrohen te futbolli në këto momente.

“Skuadra vazhdon të jetë e stresuar dhe në shok psikologjik për situatën e përmbytjeve në qytet”, deklaroi drejtuesi i stolit kuqeblu pas kualifikimit në çerekfinalet e aktivitetit të dytë për nga rëndësia. Kjo është mënyra e vetme për të treguar përse Vllaznia nuk e ngriti nivelin e lojës, pavarësisht se në fund fitoi 4-0 dhe përballë kishte të rinjtë e Elbasanit.

“Duke parë kundërshtarin që kishim përballë, kjo mund të cilësohet thjesht si një ndeshje kontrolli”, përfundoi Josa.

Top Channel