Reali e Bajern nuk tolerojnë, Ajaks mposht Milanin

08/12/2010 00:00

U luajtën ndeshjet e fundit të fazës në grupe të Ligës së Kampioneve, ndeshje që u shoqëruan pa surpriza dhe që plotësuan panoramën e plotë të 16 skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën në fazën e mëtejshme, atë të eleminimit direkt.

Në këtë mbrëmje ra në sy fitorja e Ajaksit përballë Milanit në San Siro me rezultatin 2-0. Holandezët shënuan fillimisht me De Zeuv e më pas me Aldervield. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Reali i Mourinjos nuk ka toleruar as këtë herë nda Aukserit duke fituar 4-0.

Pas këtyre ndeshjeve, Real në vendin e parë e Milan në vendin e dytë janë skuadrat që kualifikohen më tej në grupin F, ndërsa Ajaksi i vendit të tretë do të vazhdojë në Ligën Europiane. Aukseri i thotë lamturimë kompeticioneve europiane.

Situata më interesante në këtë mbrëmje ishte ajo e grupit H, ku Arsenal, Braga dhe Shaktar Donetsk ishin që të tria në luftën për të vazhduar më tej. Arsenal mundi jo pa vështirësi, Partizanin e Beogradit me rezultatin 3-1, ndërsa Shaktari 2-0 Bragën. Këto rezultate përcaktuan Shaktarin në vendin e parë të grupit dhe Arsenalin në vendin e dytë si skuadrat që vazhdojnë më tej, ndërsa Braga do të vazhdojë në Ligën Europiane. Serbët e Partizan të Beogradit e mbyllin aventuarën e tyre me aq pikë sa edhe e nisën, 0.

Në grupin E Bajerni ka mposhtur  3-0 Bazelin,. Francezi Riberi rikthehet me një dygolësh. Roma barazoi 1-1 me rumunët e Cluj. Bajern me 15 pikë dhe Roma me 9 janë dy skuadrat të cilat vazhdojnë më tej në Ligën e Kampionëve, Bazeli në Ligën e Europës, ndërsa Cluj rikthehet në shtëpi.

Në grupin F, Marseja mposhti Celsin me rezultatin minimal 1-0 ndërsa Spartali i Moskës fitoi në transfertë 1-2 ndaj Zilinës. Celsi në vendin e parë dhe Marseja në vendin e dytë kualifikohen për më tej ndërsa Spartaku i Moskës kalon në Ligën e Europës e Zilina jashtë.

Top Channel