Ecclestone i dhunuar, në reklamën e orave

08/12/2010 17:40

Fytyra e rrahur e Bernie Ecclestone është vendosur në reklamën e një kompanie zvicerane, ora e të cilës u vodh nga dora e bosit të Formula 1 kur u sulmua muajin e kaluar.

80-vjecari u godit dhunshëm nga katër persona në Londër, të cilët i grabitën edhe orën luksoze me vlerë 200 mijë euro.

Reklama ishte një ide nga vetë Ecclestone, i cili ia dërgoi më pas firmës. Parulla e reklamës në fjalë citon Ecclestone që thotë: “Shihni se cfarë do të bënin njerëzit për një “Hublot””.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i kompanisë zvicerane, Jean Claude Biver ka deklaruar: “Ecclestone na tha: Ju lutem, përdoreni foton time për reklamë, pasi dua të tregoj se jam kurajoz”.

Top Channel