Akuzat, Blatter: Disa anglezë nuk dinë të humbin

08/12/2010 20:10

Blatter hedh poshtë akuzat për korrupsion ndaj FIFA-s pas caktimit të botërorëve 2018 e 2022, Rusisë dhe Katarit.

Ai ka theksuar se në Angli, pretendentja kryesore, “disa nuk dinë të humbin”.

“Sinqerisht kam mbetur i habitur për të gjithë anglezët që janë ankuar për humbjen. Anglia, që është edhe mamaja e konceptit fair play”, është shprehur presidenti në një intervistë për të përjavshmen svicerane Weltwoche.

Top Channel