Xavi: Futbolli po tregohet i drejtë me Barcelonën

07/12/2010 16:40

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, një nga kandidatët për fitimin e Topit të Artë së bashku me shokët e tij të ekipit të Barcelonës, Andres Iniesta dhe Lionel Messi, theksoi se “futbolli po tregohet i drejtë me Barcelonën”.

“Ky është një triumf i Barcelonës, i filozofisë së saj. Cmimin ta marrë kush të dojë, mjafton që është lojtar i Barcelonës. Topi i Artë i këtij viti është për Barcelonën”, deklaroi Xavi në një intervistë për ‘El Periódico de Catalunya’.

“Në njëfarë mënyre, unë, Iniesta dhe Messi mishërojmë idetë futbollistike të Cruyff, Rexach dhe të gjithë atyre njerëzve që kanë ndjekur këtë filozofi futbolli”, vazhdoi Xavi.

“Barcelona del në fushë për të luajtur futboll të bukur dhe sulmues. Kjo është mënyra e saj e lojës. Nuk po them që mënyrat e tjera nuk janë të mira, por triumfi i Barcelonës ose i një ekipi tjetër si Barcelona është shumë mirë për futbollin në përgjithësi”, deklaroi Xavi.

Në fund, mesfushori spanjoll foli edhe për të gjithë ata lojtarë të cilët nuk bëjnë pjesë në listën finale për fitimin e Topit të Artë: “Ka shumë të tjerë që meritojnë çmimin. Casillas e meriton. Pique, Puyol, Busquets apo Forlan gjithashtu. Për të mos folur për Snejder i cili fitoi tre trofe me Interin vitin e kaluar. Më vjen keq, por nga ana tjetër më bëhet qejfi që vlerësohet filozofia e Barcelonës: të sulmosh pa komplekse dhe të kërkosh fitoren në të gjitha ndeshjet.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA