Shevchenko: Lë futbollin pas “Euro 2012”

07/12/2010 16:00

Futbollisti ukrainas, Andriy Shevchenko, fitues i Topit të Artë 2004, bëri të ditur sot se do të lërë futbollin pas “Euro 2012”, kompeticion që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni.

Shevchenko u bë i njohur me Dinamon e Kievit (ekip tek i cili është rikthyer sërish në vitin 2009) kur në vitin 1999 arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve ku u eliminua nga Bayern Munchen.

Më pas, sulmuesi ukrainas luajti shtatë sezone me Milanin ku u shndërrua në një yll të futbollit botëror dhe shënoi 127 gola. Në 2006 u shit tek Chelsea dhe pas dy sezonesh të dështuara në Londër u kthye sërish tek Milan në formë borxhi.

Shevchenko ka debutuar që në moshën 17-vjeçare me kombëtaren ukrainase duke shënuar 45 gola në 100 ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA