Real, zgjidhja është Kaka’

07/12/2010 20:10

Real Madrid ka vendosur mos të hyjë në merkaton e janarit, por t’i besojë rikthimit të brazilianit Kaka’, sipas ‘Marca’.

Sipas drejtuesve të klubit madrilen, rikthimi nga dëmtimi i Kaka’ në janar do të jetë “blerja” më e mirë në merkaton e dimrit.

Jose Mourinho po mendon që Kaka’ ta përdorë së bashku me Cristiano Ronaldo në vijën e parë të sulmit, të mbështetur nga Mesut Ozil.

Me Higuain të dëmtuar dhe Benzema që nuk po shfaq nivelin e duhur, Kaka’ do të jetë zgjidhja më e mirë për sulmin e Real Madrid.

Top Channel