Oliver Neuville lë futbollin

07/12/2010 18:30

Oliver Neuville ka vendosur “të varë këpucët në gozhdë” në moshën 37-vjeçare.

Ish-lojtari i kombëtares gjermane e mori këtë vendim pasi klubi ku militonte, Arminia Bilefeld e kategorisë së dytë gjermane, vendosi t’i prishte kontratën.

“Përfundimisht e kam mbyllur me futbollin. Kishte disa kohë që e mendoja këtë gjë, por shpresoja që të luaja edhe pak”, u shpreh Neuville.

Sulmuesi ka luajtur 69 herë për përfaqësuesen gjermane duke shënuar 10 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA