Ikona e futbollit përplaset me financat e BE

07/12/2010 12:45

Apeli i bërë nga ish-futbollisti francez Eric Cantona për qytetarët, që të ndëshkonin bankat duke tërhequr të gjitha paratë e tyre, është dënuar nga ministrat e BE.

Përmes një mesazhi online, Cantona u bëri thirrje qytetarëve evropianë që ditën e martë të boshatisin llogaritë e tyre, “në kuadër të një revolucioni kundër një sistemi bankar kriminal”.

Ish-futbollisti tha se ka mbështetjen e të paktën 38 mijë personave, në Francë dhe vende të tjera të kontinentit të vjetër.

Shefi i ministrave të Financave të eurozonës, Jean Claude Juncker ka deklaruar se ideja është tërësisht e papërgjegjshme.

Cantona, dikur një ikonë e futbollit francez dhe e klubit anglez Manchester United, në një video të postuar online thoshte:

“Tre milionë njerëz në rrugë, të shkojnë në bankë, të tërheqin paratë e tyre dhe bankat do të falimentojnë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA