Allegri: Ronaldinho? Luan nëse është mirë

07/12/2010 15:30

“Ronaldinho nuk është stërvitur dje për shkak të një dëmtimi të vogël, kështu që do të vendos sot nëse luan apo jo ndaj Ajax.”

Kështu është shprehur trajneri i Milan, Massimiliano Allegri, gjatë konferencës së shtypit para ndeshjes së nesërme që ekipi kuqezi do të luajë ndaj Ajax, ndeshja e fundit e fazës së grupeve për Ligën e Kampioneve.

Allegri zbulon se kush nuk do të luajë nesër: “Ibrahimoviç, Zambrotta dhe Gattuso nuk do të luajnë nesër.”

“Jemi të kualifikuar, por nuk do të thotë që po e konsideroj një miqësore këtë ndeshje. Po lujmë në Ligën e Kampioneve dhe duam të fitojmë nesër”, përfundon Allegri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA