Trajner i Iranit? Maradona: Vetëm llafe

06/12/2010 18:35

“Janë llafe të pabazuara”. Ky është reagimi i Diego Armando Maradona që ka komentuar lajmet në mediat iraniane se mund të ishte trajneri i kombëtares iraniane.

“Emri i Maradonës përdoret shpesh nga gazetat”, është shprehur një burim për agjencinë e lajmeve DPA.

Në 24 orët e fundit është folur për një projekt sportiv të presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad dhe madje për një takim me Maradonën që ka ndodhur në nëntor.

Top Channel