Redknapp, zëvendësuesi i Capello?

06/12/2010 12:00

Harry Redknapp është zyrtarisht në listën e Federatës Angleze të Futbollit (FA) si kandidati kryesor për të zëvendësuar teknikun aktual të “Tre Luanëve”, Fabio Capello, pas Kampionatit Europian 2012.

FA konfirmoi dje publikisht për herë të parë se Redknapp është i preferuari i saj si pasardhës i Capello.

Shefi ekzekutiv i FA, Alex Horne, tha: “Harry Redknapp është një trajner shumë i mirë. Po bën një punë të shkëlqyer me Tottenham.”

Kontrata e Capello si teknik i kombëtares angleze përfundon pas Europianit të vitit 2012, por Horne theksoi se FA mund të kërkojë një trajner tjetër të huaj nëse nuk gjen anglezin e duhur.

Por, sipas Horne, diskutimet për gjetjen e zëvendësuesit të Capello ende nuk kanë nisur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA