Moratti: Pres kthesën nga Benitez

06/12/2010 10:40

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nënvizon se ka besim të plotë tek trajneri Rafael Benitez, edhe pse ekipi zikaltër ndodhet 10 pikë larg Milanit të vendit të parë në Serinë A.

“Kam besim tek Benitez dhe në Botërorin e Klubeve pres që të bëjë kthesën duke fituar këtë trofe. Kjo fitore do na bënte t’i shikonim gjërat ndryshe”, u shpreh Moratti në një intervistë për “Corriere dello Sport”.

“Botërori i Klubeve në Abu Dhabi është shumë i rëndësishëm dhe duhet ta përgatisim mirë ktë turne të shkurtër. Shpresojmë që edhe fati të jetë në anën tonë”, theksoi padroni ziklatër.

Top Channel