Kroaci, 21 nën akuzë për ndeshje të trukuara

06/12/2010 18:30

Bastet vazhdojnë të jenë një ndër të këqijat e mëdha të futbollit. 21 persona, 19 kroatë dhe dy sllovenë, duhet të shfaqen përpara drejtësisë me akuzën e trukimit të disa ndeshjeve në ndarjen e parë të kampionatit të futbollit në Kroaci.

Mes marsit dhe majit 2010, grupi ka paguar futbollistë, trajnerë dhe drejtorë klubesh për të manipuluar ndeshjet.

Të akuzuarit kanë vënë më pas baste me shuma të larta parash mbi ato ndeshje.

Tre krerët e grupit gjenden tashmë në burg.

Top Channel