Irani ëndërron Armando Maradonën

06/12/2010 16:55

Irani ëndërron Diego Armando Maradonën si trajnerin e ardhshëm të kombëtares. Lajmi është publikuar në të gjitha të përditshmet e mëdha të vendit.

Ideja është përforcuar më shumë nga vizita e ish trajnerit të Argjentinës në vend dhe një buzëqeshje e presidentit Ahmadinejad i pyetur për Maradonën.

“Presidenti Mahmoud Ahmadinejad u duk sikur dha aprovimin e heshtur ndaj idesë për Diego Armando Maradonën si trajner i kombëtares iraniane”, shkruan Tehran Times.

“Maradona nuk kishte përjashtuar në nëntor mundësinë se do të kishte pranuar pozicionin e trajnerit të skuadrës së futbollit iranian”, vazhdon më tej e përditshmja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA