Iniesta-Xavi-Messi, “Topi i Artë” për Barçën

06/12/2010 12:55

Lojtarët e Barcelonës, Andres Iniesta, Xavi Hernandez dhe Lionel Messi, janë tre finalistët e “Topit të Artë 2010”, çmim që jepet nga FIFA dhe revista franceze ‘France Football’.

Është e treta herë në histori që finalistët janë nga i njëjti klub. Më parë ka ndodhur me futbollistët e Milan në vitet 1988 dhe 1989. Në ato vite fitues ishte hollandezi Marco van Basten, i ndjekur në vend të dytë dhe të tretë nga bashkëpatriotët e tij, Ruud Gullit dhe Frank Rijkaard; dhe nga Franco Baresi dhe sërish Frank Rijkaard në 1989.

Barcelona do të marrë kështu për herë të tetë “Topin e Artë”, duke barazuar Juventusin dhe Milanin në krye të kësaj renditjeje.

Përsa i përket çmimit të trajnerit më të mirë, që këtë vit do të jepet për herë të parë, kandidatët janë: trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola dhe trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho.

Top Channel