Guri i Zi, fshati fantazëm

06/12/2010 20:30

Prej vitesh e vitesh tashmë fshati Gur i Zi, në Elbasan është përfshirë nga rrëshkitjet masive të tokës të cilat janë kthyer këtu në një fenomen që godet në mënyrë të shpeshtë dhe të papritur duke vënë në rrezik serioz mbi të gjitha jetën e banorëve të zonës.

Por pavarësisht thirrjeve të tyre të vazhdueshme askush nuk është kujtuar të reagojë apo të projektojë shpërnguljen e familjeve. E në këtë situatë banorëve s’u mbetet gjë tjetër përveçse të vijojnë jetën e tyre këtu në buzë të greminës.

Fshati i thelle i komunes Labinot Mal shtrihet ne rreze te nje shkembi te larte prej te cilit ka marre edhe emrin. Vendosja ne shpatin e malit e ben thuajse te padukshem nga rruga e automjeteve, prej se ciles duhet te udhetosh te pakten 40 minuta ne kembe ne nje rrepire te forte per te mberritur ne shtepite e para.

Qe aty nis rrugetimi ne fshatit e ngritur ne kete vend disa qindra vjet me pare e ku sot germadhat e carjet e tokes jane shkrire thuajse me perditshmerine e banoreve.

Disa shtepi jane shkaterruar plotesisht nga rreshqitjet e vazhdueshme te tokes duke lene ne qiell te hapur shume familje te cilat ne mungese te nje demshperblimi qofte edhe minimal nga strukturat shteterore kane gjetur si zgjidhje te vetme te strehoen neper shtepite e bashkefshatareve.

“As nuk do të dije shteti ku jemi ne ketu, s’ka qenë fare, a jetojme a s’jetojme, sikur s’na ka fare, ne harte”, shprehet një prej banorëve.

Vetem pak metra me tej familja Alla jeton ne nje shtepi qe i perngjan me shume nje kurthi vdekjeprures.

“Kjo ka rreshqitur ketu, ja kjo pjesa ketu, tre metra thellesi poshte, ja dhe kjo ketu, edhe kjo pjesa e murit ka rreshqitur poshte, me gjithe shtepi poshte komplet”, thotë banori.

Harta me carje te thella ka rrethuar frikshem te gjithe shtepine nga themelet ne cati, ndersa per familjen qe buken e dites ka vetem çikoren e mbledhur ne mal kjo eshte pjese e nje realiteti te zymte ku jeta ka humbur thuajse cdo vlere te saj.

“Po pse nuk kemi frikë ne, unë kam hyrë në gjynah me Zotin, ku do jetosh ketu, s’ke jetë këtu”, shprehet një e moshuar.

Edhe pse erozioni i tokes ketu eshte nje fenomen i shpeshte per shkak te burimeve ujore te shumta mbi dhe nentoksore sidomos gjate dimrit, por edhe gerryerjeve te lumit Zaranike, strukturat perkatese shteterore jane dukur vetem nje here para disa vitesh duke ju dhene banoreve disa cadra, ne te cilat ata duhet te strehoen ne rast rreziku. Vetem kaq dhe asgje me shume, pjesa tjeter i perket nje ankthi te perditshem qe luhatet mes jetes e vdekjes.

Nga familja ne familje realiteti behet edhe me rrenqethes.

Diku ne nje cep banoret te tregojne edhe fatin qe kane patur 5 shtepi dhe xhamia e fshatit. Ato shtriheshin pikerisht ketu ne kete pike qe sot eshte mbuluar nga ferrat dhe balta. Gjithcka ndodhi ne mes te dites çka mundesoi qe familjet te dilnin ne kohe, perndryshe sot do te ishin te varrosur nen dhe, bashke me shtepite e tyre.

Ne mungese te shtetit, banoret kane vendosur ti zgjidhin gjerat mes qeverise se tyre. Shumica e burrave me te vjeter ne moshe pjese e familjeve me te medha te fshatit jane mbledhur nen te njejten cati, ne perpjekje per te gjetur nje zgjidhje e per te organizuar ruajtjen e zones nga rreshqitjet e papritura edhe gjate oreve te vona te nates.

Ne realitetin e cuditshem shqiptar sic ka ndodhur jo pak here gjate 20 viteve te fundit, me pare pritet qe te ndodhe demi apo tragjedia e me pas te merren masa per minimizimin apo zgjidhjen e tyre. Justifikimet, akuzat, replikat e premtimet behen pikerisht, atehere kur nuk i hyne me askurrkujt ne pune, sepse ne Shqipëri ne situata te tilla, fjalet kane mbetur gjithmone vetem fjale, e asgje me shume. Ky eshte skenari qe po perfshin edhe Gurin e Zi, fshatin qe jeton me shpresen qe nje mengjes te mos gdhihet i perpire nga dheu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA