Anglia, “luftë” FIFA-s

06/12/2010 12:20

Zyrtarët e lartë të Federatës Angleze të Futbollit (FA) janë gati të organizojnë një “rebelim” botëror ndaj FIFA-s.

Sipas ‘The Sun’, FA kërkon të bëjë sa më shumë aleatë në vendet që janë të zhgënjyera për zgjedhjen e Rusisë dhe Katarit për organizimin e botërorëve 2018 dhe 2022 respektivisht.

SHBA, Australi, Spanjë, Portugali, Hollandë dhe Belgjikë janë vendet të cilat kandidonin për eventet më të rëndësishme të futbollit botëror, por që nuk patën sukses.

“FA kërkon të ketë sa më shumë mbështetje në mënyrë që FIFA të dëgjojë”, shprehet një burim pranë drejtuesve të futbollit anglez.

Anglia ka harxhuar 15 milion sterlina në reklama, shfaqje dhe dërgimin e VIP-ave në udhëtime nëpër botë për sigurimin e votave dhe promovimin e kandidaturës së saj për Botërorin e vitit 2018, i cili në fund iu besua Rusisë.

Top Channel