Iniesta, fituesi i mundshëm i “Topit të Artë”

05/12/2010 14:10

Një burim ka thënë për gazetën italiane se tre vendet e para do të jenë për futbollistët e Barcelonës. Snejder, i përjashtuar.

‘La Gazzetta dello Sport’ është e sigurtë se Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, do të jetë fituesi i Topit të Artë.

Sipas kësaj gazete, lista e tre kandidatëve që do të publikojë nesër Fifa, do të jetë e pushtuar nga lojtarët katalanas.

Xavi dhe Messi do të plotësojnë podiumin, ndërsa Wesley Snejder, mesfushori i Interit, i cili konsiderohej kandidat për fitimin e këtij trofeu prestigjoz, nuk do të jetë as në treshen finale.

Të hënën, FIFA do të publikojë listën me emrat e tre kandidatëve për trofeun “Topi i Artë FIFA” dhe më 10 janar do të përzgjidhet fituesi.

Top Channel