Barcelona më e fortë se “kaosi ajror”

05/12/2010 08:40

As “kaosi ajror” që ka përfshirë Spanjën nuk arrin të frenojë Barcelonën.

Pas fitores 5-0 ndaj Real Madrid, ekipi “blaugrana” fiton ndeshjen e radhës në transfertë 0-3 ndaj Osasunës.

Pedro hapi serinë e golave në minutën e 26-të.

Më pas, Messi shënon golin e dytë në minutën e 64 dhe shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes, ylli argjentinas fiton një penallti të cilën e shndërron po vetë në gol, duke shënuar dopietën e tij.

Edhe Real Madrid ka mundur Valencian ne rezultatin 2-0 në ndeshjen tjetër të javës së 14 të kampionatit spanjoll, duke treguar se madrilenët kanë lënë pas krahëve humbjen e rëndë ndaj rivalëve historikë të Barcelonës të hënën e kauar.

Cristiano Ronaldo ka qenë autori i të dy golave për madrilenët.

Top Channel