Zidane, fituesi i vërtetë i Botërorit 2022

04/12/2010 10:35

Suksesi i Katarit fut në xhepat e ish-futbollistit të famshëm francez Zinedine Zidane plot 15 milionë dollarë.

Zidane ka qenë imazhi më i rëndësishëm i kandidaturës së këtij vendi arab në garën për botërorin e vitit 2022.

Lajmin e bën të ditur revista amerikane “The New Republic”, sipas të cilës shifra prej 15 milionë dollarësh i ishte premtuar kampionit në rast përzgjedhjeje,ndërsa për punën e tij edhe në rast humbjeje Zizu do të merrte 3 milionë euro.

Buzeqeshja e Zinedine në momentin e deklarimit të fituesit mbetet emblematike, ndërsa pezullimi i tij i shëmtuar në botërorin e 2006 tashmë i përket një të kaluare të largët.

Top Channel