Borusia e Dortmundit kampione e dimrit

04/12/2010 21:45

Borusia e Dortmundit është kampionia e dimrit në Bundesligë, përpara ndeshjes së nesërme kundër Nurembergut, falë humbjes së Mainzit në fushën e Eintracht.

Rezultatet e javës së 15 të Bundesligës janë: St Pauli-Kaiserslautern 1-0 (e luajtur dje), Shtutgart-Hoffenheim 1-1, Wolfsburg-Werder Bremen 0-0, Eintracht i Frankfurtit-Mainz 2-1, Friburg-Hamburg 1-0, Shalke 04-Bajerni i Mynihut 2-0.

Nesër do të luhet Bajern Leverkusen-Koloni.

Kreun e klasifikimit e mban Borusia e Dortmundit me 37 pikë, e ndjekur nga Mainzi me 30 pikë.

Top Channel