Barcelona në luftë me kohën

04/12/2010 20:50

Greva e doganierëve në aeroportet e Spanjës ka krijuar një kaos në të gjithëve vendin e problemet me udhëtimet nuk kanë lënë pa prekur edhe futbollin.

Barcelona e cila do të duhet të zhillonte ndeshjen sot në orën 20:00 me Osasunën në Pamplona, ende në këto momente nuk ka arritur në stadium.

Për shkak të paralizimit të trafikut ajror katalanasit rrezikuan ndjeshëm duke udhëtuar për rreth 474 km.

Tashmë njihen peripecitë e skuadrës së Guardiolës në problemet e udhëtimit, mjafton të kujtosh këtu ndeshje e sezonit të shkuar të Champions League, kur udhëtuan me autobus për në Milano ku do të përballeshin me Interin.

Në fillim federata spanjolle vendosi ta shtyjë ndeshjen për nesër pa njoftuar Osasunën, ndërkohë që menjëherë ndreq këtë gabim duke detyruar Barcelonën ta zhvillojë ndeshjen sot, ende pa ndryshuar orar.

Kjo gjë sjell vështirësi të mëdha për katalanasit të cilët për momentin janë në luftë me kohën, atyre i duhet të paraqiten në stadiumin e Osasunës brenda orës 20:30, pasi në bazë të rregullores një skuadër mund të pritet për një vonesë prej vetëm 30 minutash, përndryshe Barcelona do të humbasë ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Për momentin nuk ka asnjë vendim zyrtarë për shtyrjen e orarit të zhvillimit të ndeshjes.

Top Channel