Shtyhet ndeshja Blackpool-Manchester United

03/12/2010 18:15

Ndeshja që Manchester United duhet të luante nesër ndaj Blackpool, e vlefshme për javën e 16-të të Premier League, është pezulluar për shkak se i ftohti ka ngrirë terrenin e lojës.

Vendimi është marrë pasi fusha është e papraktikueshme.

Blackpool konfirmoi lajmin nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

“Arbitri i ndeshjes, Peter Walton, pasi pa fushën ka shprehur shqetësimin e tij se disa zona të terrenit mund të ngrijnë gjatë zhvillimit të takimit”, shpjegohet në komunikatën e klubit anglez.

Top Channel