Rusia e Katari në festë

03/12/2010 14:40

Mijëra tifozë kanë festuar nëpër rrugët e Moskës menjëherë pas vendimit të FIFA-s që i dha të drejtën Rusisë për të organizuar Kupën e Botës 2018.

Sipas mediave ruse, organizimi për kupën e konferedatave në 2017 dhe më pas i botërorit në 2018 do t’i kushtojë Rusisë 641.3 milione dollare, e cila do të ndërtojë 13 stadiume dhe do të rikonstruktojë 3 aktuale.

Festë ka patur edhe në Katar, rreth 1000 tifozë kanë festuar në një vend të hapur, aty ku kanë ndjekur live vendimin e FIFA-s për Botërorin 2022. Katari është shteti më i vogël që ka fituar të drejtën të organizojë një turne ndërkombëtar.

Ndërkohë që në këto dy vende festohej, në Angli njerëzit të cilët kishin ndjekur drejtpërdrejt këtë vendim janë kthyer të mërzitur nëpër shtëpitë e tyre.

Media angleze ka akuzuar sërish FIFA-n për këtë dy vendime suprizë. Sipas gazetës ‘The Sun’, vendimi për botërorin 2018, aty ku ishte në garë edhe Anglia ishte i vendosur më parë. Në këtë të përditshme shkruhet se shefi i përfaqësisë ruse ishte i bindur që ditën e mërkurë që vendi i tyre do të fitonte. Ndërkohë shefi i Angli 2018, Endi Enson u shpreh i habitur ku pa se shteti i tij arriti të merrte vetëm 2 vota, kundrejt 7 ose 8 që priteshin si të sigurta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA