Mourinho: Për mua ndryshojnë rregullat

03/12/2010 16:30

Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, u ankua për ndëshkimin nga UEFA me një ndeshje pezullim në Ligën e Kampioneve për shkak të “kartonave të urdhëruar” në ndeshjen ndaj Ajax.

“Gjyshja ime më thonte gjithmonë ‘Nëse të kanë zili duhet të ndihesh i lumtur’ dhe kjo gjë po më ndodh mua. Gëzohem që nuk më trajtojnë si gjithë të tjerët. Dënimi i UEFA-s ishte historik sepse tregon që nuk trajtohem njësoj”, u shpreh Mourinho.

Më tej, portugezi “thumboi” trajnerin e Barcelonës, duke kujtuar episodin e konfliktit të Guardiola me futbollistin madrilen Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes së të hënës.

“Unë nuk mund të dal nga zona teknike, ndërsa trajnerët e tjerë po; unë nuk mund të flas me arbitrin e katërt, ndërsa të tjerët po; unë nuk mund të kap topin që i përket lojtarit kundërshtar ndërsa të tjerët po”, tha Mourinho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA