Moti i keq, FSHF pezullon ndeshjet

03/12/2010 14:35

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur pezullimin e të gjitha veprimtarive futbollistike në vend. Shkak është bërë situata e rënduar atmosferike që ka përfshire vendin duke cuar deri në permbytje pjesën më të madhe të vendit.

Ne shume stadiume dhe terrene sportive ne te cilat do te zhvilloheshin takimet e programuara te kesaj fundjave, gjendja është perkeqesuar si rrjedhoje e reshjeve te shumta e te panderprera te diteve te fundit.

Java e 14-te e Kategorise Superiore si edhe ndeshjet e te gjitha kategorive te tjera te futbollit tone do te zhvillohen ne nje date tjeter, e cila do te percaktohet nga Sektori i Garave prane FSHF-se gjate diteve ne vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA